Vlerat

Edukimi i brezit të ri të profesionistëve të shërbimeve publike kërkon ndërthurjen mes teorisë, hulumtimit dhe praktikës më të mirë, duke kuptuar rëndësinë e ndërtimit, të mirëmbajtjes dhe funksionimit të strukturave dhe të proceseve, që lejojnë të dëgjohen zërat e të gjithë qytetarëve dhe të adresohen nevojat e tyre. Në shërbim të ndërtimit te këtyre vlerave, kurset e studimit në Universitetin Marin Barleti adresohen në zbatimin praktik të të drejtave të njeriut dhe të demokracisë pjesëmarrëse.