Tryeza të rrumbullakëta

Përdorimi dhe Vlefshmëria e të Dhënave të Regjistrimit të Popullsisë dhe Pronave në Shqipëri 2011

Tryeza kishte fokus regjistrimin e popullsisë jo thjesht si proces numërimi, por si bankë të dhënash demografike mbi aspekte të ndryshme të zhvillimit ekonomiko-social, të urbanizimit, të cilat mund të shërbejnë si bazë për përcaktimin e politikave makro dhe mikro. Në këtë tryezë të rrumbullakët morën pjesë specialistë të procesit të regjistrimit të popullsisë, studiues demografë, ekonomistë dhe përfaqësues institucionesh.

Kontributi i aktorëve të shoqërisë civile për Fuqizimin e Grave në Situatë Gjakmarrjeje.

Kjo tryezë u zhvillua në bashkëpunim me zyrën e UN Women-Shqipëri në kuadër të studimit “Mbi efektet e gjakmarrjes te gratë dhe vajzat në Shqipëri dhe si gratë mund të kontribuojnë për ta trajtuar atë”. Synimi i kësaj tryeze ishte krijimi i një forumi debati të aktorëve të ndryshëm nga institucionet publike, organizatat ndërkombëtare dhe shoqëria civile, në funksion të rritjes së rolit të gruas në çrrënjosjen e kësaj dukurie.