Trajnime Afat-shkurtra

Kurset afta-shkurtra janë të liçensuara nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Kandidatët në përfundim të trajnimit pajisen me certifikata si dhe kreditit përkatëse të cilat janë të transferueshme drejt programeve standarde të studimit të nivelit Master.

Akademia e OSBE-së

Instituti Shqiptar i çështjeve publike dhe Universiteti Marin Barleti, në partneritet me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Zyra e Tiranes, organizojnë seminare për “Rolin e OSBE-së dhe kontributin i saj në Shqipëri”. Trajnimi kryhet nga ekspertët dhe personeli i lartë i OSBE-së në Shqipëri.

Aftësitë e Komunikimit dhe Angazhimit me Audiencën

Seminari u drejtua nga Christina Standerfer, Profesore e Asociuar në Komunikim pranë “Shkollës Klinton për Shërbime Publike”, Universiteti i Arkansas-it. Qëllimi i këtij seminari ishte zhvillimi i aftësive prezantuese dhe të komunikimit të përfaqësuesve të organizatave jo-fitim prurëse.

Menaxhimi i Burimeve njerëzore dhe Organizatave: Sfidat, Alternativat, Zgjidhjet

Instituti Shqiptar i çështjeve publike dhe Universiteti Marin Barleti, organizojnë seminare me Prof. Fabio Fontin për trajnimin e thelluar profesional në lidhje me funksionimin e organizatave dhe burimeve njerëzore. Këto seminare synojnë kuptimin më mirë të bashkëveprimit me njerëzit në kontekstin organizativ, për një cilësi të re në jetën profesionale, për të siguruar mjetet dhe aftësitë e nevojshme, për të menaxhuar në mënyrë racionale karrierën.