Objektivat afatgjata

  • Shkolla Barleti e Çështjeve Publike, duke njohur mirë problemet shoqëruese të zhvillimit të arsimit në nivel lokal dhe rajonal, si dhe raportet e këtij zhvillimi me objektivat sociale dhe ekonomike të këtyre vendeve, synon të kthehet në një institucion modern të formimit të nëpunësit civil të aftë për të përballuar detyrat e reja, që shoqërojnë proceset integruese të administratave publike të këtyre vendeve.
  • Programet e Investimeve publike në nivel qendror dhe lokal, kërkojnë zotërimin e njohurive specifike të menaxhimit të projekteve, nevojë kjo që do të plotësohet me programe të profilizuara dhe të përshtatura në kohështrirje e vendndodhje për të qenë atraktivë dhe efikase për qëllimin.
  • Marrëdhëniet me partnerë ndërkombëtarë zbulojnë nevojën për njohuri dhe orientim profesional në financat ndërkombëtare, nevojë kjo që do të gjejë hapësirën e nevojshme në programet e kësaj shkolle. Cilësia e lartë dhe mjedisi konkurrues, që përbëjnë tharmin e botës akademike, do të garantohen nga ekspertiza e vazhdueshme ndërkombëtare.
  • Prioriteti kryesor është forcimi i ekspertizës dhe kapaciteteve profesionale, për të rritur portofolin e nëpunësit civil si dhe për të luajtur një rol aktiv në zhvillimin rajonal, duke forcuar zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit dhe pjesëmarrjen dinjitoze në projekte komunitare.