Misioni

Shkolla e Çështjeve Publike në Universitetin Marin Barleti ka për Mision të kontribuojë cilësisht për të rritur performancën e administratës publike, të institucioneve qeveritare dhe të mediave jofitimprurëse në rajon, në interes të një shërbimi publik efektiv dhe të barabartë. Njohuritë teorike të mendimit bashkëkohor, hulumtimet dhe praktikat, do të jenë instrumente të rëndësishme në përmbushjen e këtij misioni. Pikërisht këto instrumente do ta kthejnë këtë shkollë në një komunitet multidisiplinar të dijetarëve të angazhuar në mësimdhënie, në hulumtim dhe në terren, duke theksuar edukimin e udhëheqësve të përgjegjshëm e të aftë të kombinojnë ekspertizën menaxheriale me mendimin krijues dhe kritik. Debati dhe reflektimi për çështje me rëndësi publike të Shqipërisë dhe më gjerë, do te jenë argumente mbështetës në këtë mision.