Konferenca

Demokracia Pjesëmarrëse: Sfidat për Integrimin në BE

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare, me temë “Demokracia Pjesëmarrëse: Sfidat drejt Integrimit Evropian” trajtoi tematika të shumta lidhur me zhvillimet aktuale dhe perspektivën e vendit dhe të rajonit, me modele të qëndrueshme të qeverisjes, të sistemeve politike e partiake, deficitin demokratik, raportin e shoqërisë me institucionet etj.

Gjuha Politike, Komunikimi Politik dhe Media

Gjuha politike, komunikimi politik dhe etika, zbehja e komunikimit midis palëve si dhe qytetaria si thelb i politikës moderne, ishin temat kryesore të kësaj konference.

Shqipëria dhe Pakicat Kombëtare, Etnike dhe Kulturore

Konferenca rezultoi si një mundësi diskutimi dhe shkëmbimi mendimesh mbi çështjen e pakicave kombëtare dhe etno-kulturore në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe të komuniteteve shqiptare, që jetojnë në vendet fqinje, si rezultat i proceseve të ndryshme historike dhe politike.